Si duhet të veprojmë nëse dikush na jep ushqim dhe dyshojmë se mos i ka bërë magji?

Pyetje: Si duhet vepruar nëse dikush na jep ushqim dhe ne dyshojmë se mos kanë bërë magji në të, duke pasur parasysh që personi është i një feje dhe besimi tjetër, por hiqet dhe si parashikues fati?

Përgjigje: I Dërguari i Allahut, salallahu alejhi we selem, ka thënë: “Lërë atë që është e dyshimtë dhe shko tek e sigurta.” 

Nëse me të vërtetë është person i tillë, që e mban veten për parashikues fati, për parashikues i së ardhmes, për astrolog, apo për fallxhor dhe sjell diçka, më mirë as mos ta pranosh fare. Nëse je i detyruar ta pranosh, ose e pranon dikush nga familja jote, merre mblidhe, hidhe në ujë të kënduar të përzier me uthull dhe këndoi Kur’an dhe pastaj hidhe ose digje.

Dr. Imam Ahmed Kalaja

Kliko këtu për të shikuar videon