A kanë konsumuar alkol profetët e Zotit?

Pyetje: A kanë konsumuar Profetët alkool, prej tek Ademi, alejhi selam, deri tek Muhamedi, alejhi selam?

Përgjigje: Jo, Profetët e Zotit nuk kanë bërë mëkat të madh. Kjo në islam është e padiskutueshme. Allahu i ka ruajtur Profetët e Tij nga mëkatet e mëdha. Mëkate të vogla po edhe kanë bërë, mëkate të mëdha absolutisht jo, sepse nuk mund të jetë mësues për njerëzimin një njeri që bën mëkate të mëdha. Nuk mund të jetë shembull një njeri që prek një nga mëkatet e mëdha dhe alkooli është nëna e të gjithë të këqijave. Kështu që, nuk ndodh kurrë që pejgamberët e Zotit të kenë pirë verë, alkool, raki, apo ndonjë gjë tjetër që e humb mendjen e njeriut.

Dr. Imam Ahmed Kalaja

Kliko këtu për të shikuar videon