Vjehrra, sa herë që nuk është nusja në shtëpi hyn në dhomën e çiftit, kontrollon çdo gjë, jo vetëm kaq, por ka raste të tjera që ndryshon dhe orenditë e shtëpisë (pra të dhomës së gjumit, kur vjen nusja nga fisi i gjen gjërat në tjetër menyrë) dhe na ka ndaluar që ta mbyllim derën në asnjë ditës dhe të natës (pra nuk bën të mbyllin deren me çelës.
Pergjigja: Këto lloj vjehrrash, fatkeqsisht janë të atilla që nuk e duan djalin në shtëpi, sepse një vjehrrë e mirë, pra një nënë e mirë nuk sillet kështu me nusen e saj dhe kjo është një sjellje tipike skizofrenike. Pra kjo është një femër, e moshuar mesa duket, ka kaluar menopauzën edhe i ka dhënë goditje në tru, pra është skizofreni. Pra përderisa ndryshon orenditë e dhomës së çiftit, përderisa futet dhe kontrollon, përderisa nuk i lejon ata që të flejnë ose të rrinë në dhomë në intimitetin dhe privatsinë e tyre të çiftit, kjo është një femër e sëmurë. Dhe këshilla ime…tani une nuk e di burri çfarë bën, djali çfarë pozicioni ka, se me të vërtetë themi që islami na obligon që të respektojmë prindërit, por jo në qoftë se prindi është i çmendur, ose prindi është skizofren si rasti në fjalë, ose kanë disa tradita prindit që s’kanë lidhje as me fenë, as me logjiken as me normalitetin. Në këtë rast djali duhet të mbajë qëndrim, duhet të marrë situatën në kontroll, duhet t’i rrijë punës së vet, poziciotin që i ka fal Zoti edhe duhet t’i dali për zot kësaj pune. Përndryshe, domethënë unë e konsideroj këtë lloj situate një arsye te fortë, që i lejohet ne këtë rast çiftit të lejë shtëpinë dhe të dali nënjë shtëpi në vete dhe te jetojnë në vete. Ndoshta nëna mund të ketë dhe fëmijë të tjerë dhe ndoshta martesa e tij në shtëpi bën pengesë për fëmijët e tjerë dhe bën të tilla sjellje skizofrenie ose çmendurie, të cilat duan t’i japin inspirim djalit apo çiftit që të largohen nga shtëpia, sepse nuk ka vend ndoshta, mund të jetë edhe kjo arsyeja. Por megjithatë më e sakta dhe më e drejta, është që nëna në këtë rast të ulet me çiftin dhe të thotë që ne nuk kemi vend në shtëpi, janë dhe fëmijët e tjerë për t’u martuar (për shembull) edhe na lironi shtëpinë. Kjo është më e ndershme, më normale, edhe do të mbesi dashuria dhe afrimiteti. Ndërsa në këtë lloj forme (siç përmendet në pyetje) kjo nuk është aspak normale. / Dr. Imam Ahmed Kalaja. Kliko këtu për ta shikuar videon.