Kush i bën këto dy gjëra, Zoti do t’ia fali gjynahet dhe do ta fusi në Xhenet!

Pejgamberi (Bekimet e Allahut qofshin mbi të): “Dy gjëra, të lehta të thjeshta në qoftë se i bëjnë njerëzit, Zoti do t’i fusi në Xhenet dhe do t’ua fali gjynahet; mirëpo ata që i veprojnë janë shumë pak.
E para ; të thonë pas çdo namazi farz (minimalisht) dhjetë herë subhanAllah, dhjetë herë ehamdulilah, dhjetë herë Allahu ekber, janë te Zoti njeqind pesëdhjetë, por tek Zoti shkruhen nje mije e pesëqind. (30/5=150/10=1500).
E nëse njeriu këtë e bën në çdo namaz, shkruhen tek zoti njëmijë e pesëqind…”
Në çdo namaz nënkuptohet mbas çdo namazi farz, shkruhen tek Zoti njëmijë e pesëqind, sepse shpërblimi tek Allahu është një me dhjetë minimali. “…E dyta; kur shkon të flejë gjumë dhe thotë: subhanallah tridhjetë e tre, elhamdulilah tridhjetë e tre, Allahu Ekber tridhjetë e katër,” -tha- “njëqind, por tek Zoti shkruhen njëmijë,”-pastaj tha- “dymijë e pesëqind.”

A ka njeri mbi sipërfaqen e tokës që mund të bëjë dymijë e pesëqind gjynahe në ditë?
Domethënë se njeriu kur e përmend një herë Zotin i shkruhet një sevap, i shkruhet një shpërblim, e kjo e mirë dhe sevap dhe shpërblim që ai bën domethënë se e fshin një mëkat dhe gjynah të njeriut. Pejgamberi (alejhi salatu ue selam) theksoi :”…Të lehta për t’i bërë, por njerëzit pak i bëjnë.” Shokët e tij i thanë: “O Pejgamber i Zotit, po perse(pse nuk i bëjnë njerëzit kur janë kaq të lehta)?” Tha Pejgamberi (alejhi salatu ue selam): “Kur njeriu pikërisht do t’i bëjë këto gjëra, i vjen shejtani dhe i kujton gjëra tjera.”
Për këtë arsye, po t’i shohësh njerëzit, sapo falet farzi menjëherë çohen në këmbë dhe vrapojnë, sepse iu kujtohen gjëra tjera dhe shejtani nuk do që ta marrin shpërblimin.
Ne zakonisht për shembull, pas namazit themi tridhjetë e tre, tridhjetë e tre, tridhjetë e tre dhe të njëqindtën themi “La ilahe il Allahu wahdehu la sherike leh, lehul mulku we lehul hamd, we huwe ala kul-li shejin kadir” njëqind, shumëzim për dhjetë njëmijë, në pesë namaze pesëmijë, njëqind herë para gjumit një mijë. Të tëra bashke sa dalin nese i llogaritim?! Pse ka ndonjë prej nesh që bën gjashtë mijë gjynahe në ditë? S’ka njeri prej nesh që mund të bëjë gjashtë mijë gjynahe në ditë. Mirëpo shejtani në atë moment kur ai duhet të përmendi Zotin i kujton gjëra tjera. Madje dhe para gjumit, edhe pse e ja mbyllur ciklin e dites; kur duhet të përmendi Zotin, i kujtohen muhabetet e ditës, apo inatet me të tjerët dhe harron ta përmëndi Zotin (xhele xhelaluhu). Për këtë arsye i Dërguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem): “Dy fjalë të lehta për gjuhën, por që peshojnë shumë në peshoren e Ditës së Kijametit, që Allahu (xhele xhelaluhu) i do shume, subhanAllahu el Adhim, subhanAllahu we bihamdihi.”

Pra njeriu në këtë lloj forme të përmendjes së Zotit, në këtë lloj adhurimi, nuk ka nevojë të jetë me abdes, nuk ka nevojë të rrijë në këmbë, nuk ka nevojë të drejtohet nga Qabja, nuk ka nevojë të jetë i pastër, e rëndësishme është ta përmendi Zotin (xhele xhelaluhu).
I Dërguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) e përmendte Allahun (xhele xhelaluhu) në të gjitha rastet, në të gjitha situatat.
Kjo formë e përmendjes së Zotit (xhele xhelaluhu), pra duke thënë subhanAllah, në Kuran është përmendur shumë herë, aq herë, saqë Allahu (xhele xhelaluhu) e përmend për Veten e Tij në të treja kohët. Zoti i Madh thotë : “E ka dlirësuar nga çdo e metë Allahun dhe e ka lavdëruar Allahun çdo gjë që është në qiej dhe në tokë.” Gjithashtu ka thënë: “E madhëron dhe e dlirëson dhe e lavdëron Allahun dhe e dlirëson Atë nga çdo e metë, çdo gjë që është në qiej dhe në tokë.” Dhe ka thënë në formën urdhërore: “Dlirësoje, lavdëroje, madhëroje Zotin tënd se Ai është më i Larti, Ai është meritori.”

Dr. Imam Ahmed Kalaja

Kliko këtu për ta shikuar videon.