Si duhen mbajtur sytë kur falim namaz?

Pyetje: Kam lexuar diku që kur biem në sexhde duhet t’i mbyllim sytë, a është e vërtetë?

Përgjigje: Sytë në namaz duhet të rrinë hapur në të gjitha aktet e namazit, kur je në këmbë, kur je në ruku, kur bie në sexhde dhe kur je i ulur. Për këtë arsye thonë dijetarët që nuk bën që njeriu t’i mbyllë sytë si adhurim. Nëse i mbyll ndonjëherë në një moment të caktuar sytë nuk ka problem. Nëse i mbyll si adhurim apo si një sebep për t’u bërë më i devotshëm apo më i përqëndruar është gabim, sepse po përdor një metodikë që nuk e ka përdorur Profeti, alejhi selam, për të qenë më i përqëndruar në namaz. Kanë thënë që vetëm një rast bën përjashtim, nëse njeriu në namazin e tij ka situata që mund ta shpërqëndrojnë nga namazi atëherë mund t’i mbyllë sytë, por nëse është situata normale dhe çdo gjë funksionon në rregull, nuk duhet që njeriu t’i mbylli sytë gjatë namazit dhe kjo vlen edhe në sexhde, sytë në sexhde duhet t’i mbajmë hapur. A ka problem nëse i mbyllim sytë në sexhde? Ka një problem të vetëm, nuk e ka vepruar Profeti, alejhi salatu we selam, s’ka argument që Pejgamberi kur binte në sexhde i mbyllte sytë dhe kjo për ne muslimanët është argument i mjaftueshëm që nuk dyhet ta bëjmë, ky është argument i mjaftueshëm që ne nuk duhet ta bëjmë një gjë të tillë.

Dr. Imam Ahmed Kalaja

Kliko këtu për të shikuar videon