Nëse i kemi marë dikujt para borxh dhe nuk e gjejmë dot personin që t’ia kthejmë, si duhet të veprojmë?

Pyetje: Në qoftë se i kemi marrë dikujt para borxh dhe nuk e gjejmë dot personin që t’ia kthejmë, si duhet të veprojmë?

Përgjigje: Nëse i kemi marrë dikujt borxh dhe nuk e gjejmë dot, kemi qenë shokë ushtrie, kemi qenë në avion, ose kemi qenë në emigrim dhe nuk e gjen dot personin; nëse është e mundur duhet të mundohesh t’i gjesh trashëgimtarët e tij, nëse nuk është e mundur, ndodh që nuk është e mundur, atëherë lekët që ia ke borxh atij personi jepen sadeka për atë njeri, i jep sadeka për shpirtin e tij nëse s’po arrin dot ta gjesh. Nëse arrin që ta gjesh i thua që lekët që kisha borxh i kam dhënë sadeka për ty, nëse je dakord mirë, nëse nuk je dakord atëherë ia jep lekët. Është mirë që ky person të shkruhet në testament. Pejgamberi, salallahu alejhi we selem na ka mësuar se ne muslimanët duhet që të bëjmë testament të gatshëm, që do të thotë: të shkruajmë që i kam borxh filanit e filanit, më ka borxh filani e filani, mos më bëni kur të vdes këto gjëra, më bëni kur të vdes këto gjëra. Janë disa gjëra që duhen lënë me shkrim, sepse na ka ndodhur që ka vdekur dikush prej muslimanëve dhe nuk ia kemi bërë dot adetet, sepse familja ishin komplet xhahila. Mirëpo, familja shqiptare sado që mund të jetë xhahile, injorante me kuptimin e fesë, në momentin që lihet amanet amanetin e kanë të shenjtë, që do të thotë se ne është mirë që ta kemi diçka të shkruajtur që i kam borxh filanit e filanit, më ka borxh filani e filani, kjo është më e mira. Ti, sido qoftë puna, ta lësh të shkruar që i kam marrë borxh në filan rast, kam dhënë sadeka këto lekë për shpirtin e tij, por nëse ai ose trashëgimtarët e tij gjenden këto lekë jua lë si amanet që t’ia shlyeni; si një zgjidhje e mesme.

Dr. Imam Ahmed Kalaja

Kliko këtu për të shikuar videon