A lejohet të kërkojmë nga Zoti vdekjen për shkak të halleve dhe problemeve? – Dr. Imam Ahmed Kalaja

Pyetje: A na lejohet që të lutemi për vdekjen?

Përgjigje: Pra, a i lejohet njeriut që të kërkojë vdekjen: “O Zot ma merr shpirtin!”, për shkak të një fatkeqsie, për shkak të një vështirësie, për shkak të një problemi, për shkak të një stresi, për shkak të një skandali që i ndodh në jetë? Në islam nuk lejohet që njeriu ta kërkojë vdekjen pavarsisht sprovës që i vjen (dhimbjes, skandalit, problemit, sikletit) nuk lejohet që ta kërkojë vdekjen. Vetëm në një rast lejohet që njeriu ta kërkojë vdekjen: atëherë kur është i sigurtë se jeta është në dëm të fesë dhe të besimit të tij. Nëse e kupton se duke jetuar dëmton fenë, ahiretin, besimin e tij, atëherë mund të thotë: “O Zot ma merr shpirtin!” Për këtë arsye në hadithin e shenjave të Kijametit ka thënë Pejgamberi, salallahu alejhi ue selem: “Nuk do të bëhet Kijameti derisa të kalojë dikush tek varrri i dikujt dhe të thotë: Ah sikur te isha unë i vdekur në vend të këtij.” Aq sprova të mëdhaja do të ketë, aq siklete të mëdhaja do të ketë andej nga fundi i botës afër shenjave të mëdha të Kijametit. Do të përkeqsohen aq shumë gjërat saqë njeriu do të kalojë afër një varri të një të vdekuri dhe do të thotë: “O Zot, më mirë të isha unë në vend të këtij!” ose: “Të isha unë në vend të këtij!”

Kliko këtu për të shikuar videon.

Dr. Imam Ahmed Kalaja