Sapo jam bërë baba, dhe vjehrri im i vendos foshnjes gërshërë poshtë krevatit!

Pyetja: Sapo jam bërë baba dhe shikoj vjehrrën që i vendos foshnjës gërshërë poshtë vendit në krevat ose në karrocë, e kur e pyes se përse ia vendos këto më thotë që mos të jetë foshnja vetëm, po kështu ka thënë që duhet t’i bëjmë një nuskë fëmijës.

Përgjigja: Vendosja e gërshërëve poshtë krevatit, apo poshtë karrocës, apo poshtë jastikut të fëmijës, apo njeriut në përgjithësi, është bestytni, është prej besimeve të kota që duhet ta largojmë veten dhe familjen tonë. Vjehrrës duhet t’ia tregosh kufirin ku e ka, tek fëmija jonë jemi ne përgjegjës, për fëmijën tonë do t’na pyesi neve Zoti. Të ishte ndonjë vjehrrë e mbarë, e mirë, e ditur, fetare dhe e devotshme me ia bë hallall, kurse kjo thotë jo po gërshërët, jo po darët, jo po pincat, jo po gozhda, jo po patkoi, apo nuska, apo hudhrat etj.

Dr. Imam Ahmed Kalaja

Kliko këtu për të shikuar videon.