Çfarë duhet të bëjmë nëse e kemi lënduar nënën që ajo të na fali?

Pyetja: Nënën e kam munduar shumë dhe e kam lënduar shumë si mund t’ia kthej asaj që ajo t’më fali me shpirt, sepse ajo më thotë të kam falur, por kur është e mërzitur m’i përmend të gjitha?

Përgjigja: Domethënë gjithë çështja është a je penduar ti për këtë që ke bërë. Pyetësi ose pyetësja sikur tregon që është penduar dhe i kërkon hallallikun nënës dhe në të njëjtën kohë thotë që kur e mërzis m’i përmend të gjitha, do të thotë se problemi në këtë rast që është bërë pyetja nuk është tek nëna, por është tek personi që ka bërë pyetjen. Që do të thotë se personi në fjalë akoma nuk është penduar sinqerisht tek Allahu (xhelexhelaluhu), se një njeri i cili pendohet sinqerisht tek Allahu nuk e mërzit më. A i the më bëj hallall o nënë? A i the ma bëj hallall me shpirt? Momentin që ia the këtë fjalë ajo thotë ta kam bërë hallall, atëherë mos e bëj më sebepin, atëherë mos e mërzit më. Sepse kjo fjala jote ma bëj hallall, ose më fal, ose të kërkoj ndjesë për atë që ka ndodhur deri më sot, është një fjalë e cila është fjalë gjuhe dhe jo fjalë zemre, sepse po të ishte fjalë zemre dhe fjalë shpirti ti nuk do ta mërzisje më kurrë nënën tënde. Prandaj nuk është problemi tek nëna, por është problemi tek ti.

Dr. Imam Ahmed Kalaja

Kliko këtu për të shikuar videon.