Katër gjërat që çdo besimtar duhet t’i kërkojë Zotit para përfundimit të çdo namazi!

Katër gjërat që çdo besimtar duhet t’i kërkojë Zotit para përfundimit të çdo namazi!

I Dërguari i Allahut (salallahu alejhi ue selam) ka thënë: “E mbasi të mbarojë ndonjëri prej jush teshehudin dhe salavatin t’i kërkojë Allahut mbrojtje që ta ruajë Zoti prej katër gjërave: “Allahume innij eudhu bike min adhabin-nari, We min adhabil kabri, We min fitnetil mehjai wel memati, We fitnetil mesihid Dexhal”. O Allah o Zot, më ruaj prej dënimit të zjarrit, më ruaj prej dënimit të varrit, më ruaj prej sprovave që mund të më vijnë prej të gjallëve apo prej të vdekurve dhe më ruaj o Zoti im prej sprovës së mesihut Dexhal.” Këtë muslimani e bën në çdo namaz dhe ato duatë që thuhen zakonisht si duatë e teshehudit që përmenden nëpër libra, nuk ka për to argument se i ka pas thënë Pejgamberi (alejhi salatu ue selam), mund t’i bësh ti ato duatë, por argumenti është për këtë. Para se me dhenë selam kërkojini Allahut mbrojtje ndaj katër gjërave: zjarrit, varrit, sprovave që mund të vijnë prej të gjallëve apo prej të vdekurve dhe sprovës së mesihut Dexhal. Sprova e të gjallëve të sprovohesh me të gjallët. Po sprova e të vdekurve? A na dëmtojnë dot neve të vdekurit? Jo s’na dëmtojnë, si të dëmton i vdekuri, ai ka vdekur! Çfarë do të të bëjë i vdekuri?! I vdekuri nuk të dëmton, por pasojat e të vdekurit mund të dëmtojnë, sa njerëz vdesin e sherrin ia dimë dhe ia provojmë pas vdekjes, ka njerëz që vdesin, por e keqja e tyre mbetet. Siç është kjo e keqe që neve na ka kapluar sot, është pasojë e asaj të keqeje të madhe, kanë vdekur të gjithë ato qafirat, kanë vdekur pothuajse të gjithë, por ja janë bishtat e tyre me të gjitha ngjyrimet, s’kanë ngjyrim të zgjedhur dhe të dashur të Zotit…Dhe ne po vuajmë pasojat e kujt? E të vdekurve, ne po i vuajmë sot. Pra ndonjëherë njeriu sprovohet me të gjallët, ndonjëherë sprovohet me pasojat e njerëzve të vdekur.

Dr. Imam Ahmed Kalaja

Kliko këtu për të shikuar videon.