Shehadeti ‘unik’! Kush e thotë me sinqeritet Zoti do ta fusi në Xhenet çfarëdo të ketë bërë!

Shehadeti ‘unik’;

Kush e thotë me sinqeritet qoftë dhe njëherë dhe është i bindur, Zoti do ta fusi në Xhenet çfarëdo të ketë bërë!

‘Ubadeh b. Samit tregon se Profeti Muhamed (Bekimet e Zotit qofshin mbi të) ka thënë: “Ai që thotë: ” Eshedu en la ilahe illallah wahdehu la sherike leh, we enne Muhammeden ‘abduhu we resuluh, we enne ‘Isa ‘abdullahi we resuluhu , we kelimetuhu elkaha ila Merjeme, we ruhun minh, we ennel-Xhennete hakk, wen-Nare hakk; Allahu do ta fusë në Xhenet çfarëdo që të ketë bërë.” Mutefekun Alejhi, Buhariu Muslimi.

Ubade b. es-Samiti, Allahu qoftë i kënaqur me të, transmeton se i Dërguari i Allahut (Bekimet e Zotit qofshin mbi të) ka thënë: ”Kush thotë: – ”Dëshmoj se nuk ka të Adhuruar me të drejtë përveç Allahut, Një të Vetmit, dhe se Muhamedi është robi dhe i Dërguari i Tij, se Isai biri i Merjemes është robi i Zotit edhe i Dërguar i Tij si edhe i biri i robëreshës së Allahut si edhe Urdhëri i Zotit “BËHU!” me të cilën Ai e urdhëroi krijimin e tij pa baba në barkun e Merjemes si edhe Shpirt i Përzgjedhur edhe ardhur, krijuar prej Zotit, se xheneti është i vërtetë dhe zjarri është i vërtetë”- Allahu do ta fusë në xhenet nga cila prej tetë dyerve të xhenetit të dojë”. (Buhariu dhe Muslimi)

(Sipas nje transmetimi tjeter: “Allahu do ta fusë në xhenet, çfarëdo që të ketë bërë”) عن عبادة بن الصامت (رضي الله عنه) قال: قال رسول الله ﷺ: ” من شهد أن لا إله إلا الله وحده لا شريك له، وأن محمداً عبده ورسوله، وأن عيسى عبد الله ورسوله، وكلمته ألقاها إلى مريم، وروح منه، وأن الجنة حق والنار حق، أدخله الله الجنة على ما كان من العمل”. متفق عليه.

Kliko këtu për të shikuar videon