Pse thonë që burri musliman ka të drejtë të mari 7 gra?

Pyetje: Pse thonë vazhdimisht se burri musliman ka të drejtë të marri shtatë gra?

Përgjigje: Ngaqë shohin shumë filma dhe mendojnë se filmat janë islami, por faktikisht kjo s’ka të bëjë me fenë e Zotit. Allahu (xhele xhelaluhu) e ka sjellë ligjin dhe rregullin, dhe ky ligj dhe rregull normalisht është kufizimi i martesës deri në katër, pavarsisht se Zoti thotë: “E kush mendon se nuk ia jep hakun, atëherë nji, që mos të bëni padrejtësi.” E ka dhënë alternativën edhe më shumë se nji, deri në katër, por ka treguar se ka shumë faktorë që ndikojnë tek njeriu për të qenë i drejtë dhe i përmbajtur: është kultura, është feja dhe besimi, tradita e shumë gjëra. Për këtë arsye, unë nuk dua të bëj pesimist askënd, por dua që te jemi me këmbë në tokë kur flasim, pra nuk dua që të ngjall frymë pesimiste, por dua që të jemi me këmbë në tokë. Neve përsa i përket poligamisë na mungojnë disa gjëra: tradita e shkëputur, mungesa e kulturës për këtë gjë, sepse në vitet ‘90 kanë filluar të ringjallen edhe një herë tematikat fetare, dhe e treta ne kemi problemin e besimit, besimi është akoma i paformuar mirë pra duhet të jetë njeriu shumë besimtar, duhet të jetë shumë i qetë. Kemi dhe një problem tjetër që është kushtet dhe mundësitë. Kemi dhe një problem tjetër si shqiptarë që jemi shumë gjaknxehtë, kalojmë ose në një krah ose në krahun tjetër. Kemi dhe një problem tjetër, që femrat nuk janë të përgatitura për këtë lloj gjëje. Kështu që, ia bën si puna e atij që mori të dytën, i iku e para dhe përsëri ngeli me nji dhe vazhdon tani prej dhjetë vitesh që kërkon përsëri të dytën, se e para i iku. Kështu që kemi shumë gjëra që nuk na ndihmojnë në këtë lloj situate. Prandaj kush është martuar t’i bëje hyzmet asaj nuseje që i ka dhënë Zoti, asaj dhurate që i ka dhënë Zoti, t’i japi hakun asaj nuseje, e ta mbajë mirë, sepse është dhuratë prej Zotit dhe amanet prej Allahut (xhele xhelaluhu).
Ndërsa fakti fakti që i lejohet muslimanit të marri shtatë gra, kjo nuk është e vërtetë, kjo është përrallë nga ato përrallat që njerëzit i thonë, pastaj i marrin të tjerët dhe i transmetojnë dhe kur i vjen të parit që e ka thënë për herë të parë e beson dhe ai si të vërtëtë pastaj gënjeshtrën e vet.
Dr. Imam Ahmed Kalaja
Kliko këtu për të shikuar videon.