A është i saktë aplikacioni mburoja e muslimanit?

Pyetje: A është i saktë aplikacioni mburoja e muslimanit, pasi e kam pjesë të ditës sime që bëj dhikret aty nga aplikacioni?

Përgjigje: Po, është i saktë si aplikacion, është libri ‘Mburoja e muslimanit’ dhe është i hedhur në të dyja aplikacionet. Shumë mirë, madje unë do t’ia sugjeroja çdo muslimani ta përdori mburojën e muslimanit, sepse është prej atyre librave të veçantë që ka brenda argumentin, thjeshtësinë, por edhe është shumë i observueshëm për besimtarin dhe besimtaren. Aty i ke të gjitha çfarë i duhet besimtarit për një ditë-natë dhe është prej librave që siç ka emrin, siç ka titullin është ai si libër, ai është me të vërtetë mburojë për muslimanin. Pra, në qoftë se zbatohen me përpikmëri porositë, titujt, kapitujt, dhikret, duatë, je i mbrojtur. Por nuk është e lehtë faktikisht për t’u zbatuar e gjithë mburoja, se duket libër i vogël, i thjeshtë, modest, por ka shumë gjëra aty që nëse besimtari i bën edukatë janë shumë të thjeshta. Për shembull, dhikri i mëngjesit nuk i merr besimtarit më shumë se pesë minuta në qoftë se e memorizon mirë, ose dhjetë minuta ekstremi, nëse e memorizon mirë, pra sa t’i bëhet edukatë. Për këtë arsye dijetarët e hershëm dhe ata zuhadët e parë, sufijtë e vërtetë të umetit, i kanë pas thënë dhikrit uird, fjala uird do të thotë burim uji, si me thënë burim i shuarjes së etjes, shpirti ka nevojë për ujin e vet, uji i shpirtit është dhikri, edhe dhikri nëse bëhet edukatë nuk ka gjë më të mirë për njeriun se sa kur e bën edukatë.
Dr. Imam Ahmed Kalaja
Kliko këtu për të shikuar videon.