Për burrat që nuk punojnë!

Pyetja: Burri im nuk punon dhe kur e pyes thotë që nuk ma ka mundësuar Zoti?

Përgjigja: Këtë burrin tënd ta kishim takuar një herë me Omerin (radijallahu anhu) dhe Omeri ia rregullonte mirë qejfin këtyre tipave. Ka patur një shkop, e mbante në dorë, e kur dilte rrugës ndonjë tip nga këto tipat që: “Zoti e ka në dorë, si ta këtë shkruajtur Zoti, jo po nuk e ka shkruar Zoti, po çfarë të kemi rrisk prej Zotit, çfarë të jetë bërë kismet prej Zotit” siç i tha atij personit: “S’ka ndodhur ndonjëherë që qielli të derdhi ar apo argjend.” Se ky rrinte duke u falur dhe (thonte): “Ça të ketë shkruajtur Zoti.” Omeri i gjuajti shkop, ia bëri kokën me gungë, kur themi i gjuante shkop ndonjëri mendon se i gjuante vitheve apo i ka gjuajtur shpinës, jo jo i gjuante mu në kokë, edhe ju ngrinte koka dhe ju bënte me malore, me reliev koka edhe i thoshte: “Shko dil puno, sepse nuk hedh qielli as ar as argjend.” Në rastin tjetër e pa njërin duke u falur në kohën kur të gjithë ishin në punë, i tha: “Po ti?”, ai u përgjigj: “Punon vëllai për mua.” I tha Omeri (radijallahu anhu): “Pasha Allahun vëllai jot është më i mirë tek Allahu sesa ti.” Pra përderisa ai punon e ti falesh, ai falet ku të jetë: në punë, në arë, në tregti etj etj, ti thua që jo unë po adhuroj Zotin, por ai është më i mirë tek Zoti dhe logjikisht kështu funksionojnë gjërat. Ne e thamë pak më herët që Pejgamberët e Zotit kanë punuar, edhe janë falur njëkohësisht, s’kishte përplasje mes të dyjave. Kështu që këta njerëz (që nuk punojnë) quhen parazit në emër të fesë dhe të besimit. Pra përdorin Zotin duke e zhvlerësuar faktikisht emrin e Zotit, sepse në këtë mënyrë ti i ul vlerën Zotit tek zemrat e njerëzve; që do të thotë nëse dikush përballet me një situatë të tillë dhe i thotë dikush dikujt: “O filan a punon ti?” i përgjigjet: “Jo.”, (i thotë) “Po pse?”, (përgjigjet) “S’ma ka mundësuar Zoti.” Çfarë përshtypje merr nje njeri që dëgjon dikë që ia lë Zotit fajin se është i papunë? Ka një përshtypje shumë të keqe për këtë njeri dhe për keqpërdorimin e Allahut, sepse ky njeri po e keqpërdor emrin e Zotit. Wallahi nuk ka ndodhur kurrë që një njeri të jetë i sinqertë për të gjetur një punë dhe mos ta ndihmojë Zoti, kurrë nuk ka ndodhur wAllahi. S’ndodh kurrë që një njeri që do të hajë me djersën e tij, do të punojë me djersën e tij, nuk ndodh kurrë që ky njeri të jetë i papunë. Aa, është çështje tjetër kur ky kërkon punë, por me kushtin që të jetë shofer, po është e vërtetë, kështu mund të rrish edhe njëzet vjet pa punë, sepse ti kërkon punë me kusht. Ose don punë që të jetë shef, që të jetë drejtor, që të jetë menaxher, që të jetë kontrollor cilësie, e përfytyron veten e tij të ulur aty dhe ata i sjellin ushqimin, thjesht për të parë ka kripë apo s’ka kripë, është djegës apo s’është djegës. Kështu që ka njerëz që ky është koncepti i tyre për punësimin dhe kush e ka fajin pastaj? (Thonë që:) “S’është e shkruajtur o vëlla!” Po mor po nuk është e shkruajtur, se ti ke një babë dhe një nënë që punojnë ndoshta, ke një vëlla apo një motër ndoshta që të ndihmon, ke dikë jashtë shtetit dhe për ty… Dr. Imam Ahmed Kalaja