A është gjynah të betohemi për një shpirt që ka vdekur?

Pyetja: A është gjynah të betohemi për një shpirt që ka vdekur?

Përgjigja: Nuk lejohet që muslimanët të betohen: në emrin e dikujt, apo për shpirtin e dikujt, apo për sendet, apo për qiejt, apo për tokën, për këtë pikë uji, për këtë thërrime, për këtë bukë, për shpirt të filanit, për kokë të babës-nënës, për kokën e femijëve; të gjitha keto janë shirk, idhujtari, por idhujtari jo që e nxjerr njeriun nga feja, por shirk i vogël quhet. Dr. Imam Ahmed Kalaja