Pasi të kemi mbaruar namazin dhe dhikrin, a mund të bëjmë sexhde për t’u lutur për fëmijët?

Pyetje: Pasi kemi mbaruar namazin dhe dhikrin, a mund të bëjmë sexhde që të lutemi për fëmijët?

Përgjigje: Jo, nuk mund të bëjmë sexhde për t’u lutur për fëmijët në këtë lloj forme, se ti nuk mund të nxjerrësh një fe nga xhepi jot, apo një model feje që nuk e ka islami këtë lloj feje. Ti mund të lutesh në sexhde kur je në namaz, ti mund të lutesh në namaz para se të japësh selam edhe në gjuhën shqipe, por kur t’i mbarosh të gjitha të bësh sexhde për t’u lutur, kjo në fenë tonë nuk ekziston, kjo është bidat, shpikje, sajesë.

Dr. Imam Ahmed Kalaja

Kliko këtu për të shikuar videon