Cilat janë suret që lexohen pas faljes së namazit?

Pyetje: Cilat janë suret që lexohen pas namazit?

Përgjigje: Pas namazit farz lexohet rregullisht ajeti Kursij, për të clilin Pegamberi, salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Kush e lexon ajetin Kursij pas farzit, s’ka gjë që e ndalon nga hyrja në Xhenet vetëm se vdekja.”, domethënë vetëm se është gjallë, se po të ishte ky njeri në botën tjetër do ta kishte siguruar Xhenetin. Pra, është vdekja që e pengon, pra thjesht se është gjallë se po të ishte në botën tjetër e kishte fituar Xhenetin, por thjesht është vdekja pengesë që ky s’po futet në Xhenet; komentin i parë. Komenti i dytë i këtij hadithi është që kush e këndon ajetin Kursij pas farzit s’e pengon gjë nga futja në Xhenet veç vdekjes; kanë thënë që këtu po flet për siguri, pra aq e sigurtë është futja e tij në Xhenet, aq e sigurtë është që vetëm po vdiq duke shkuar në Xhenet. A ka mundësi njeriu të vdesi duke shkuar në Xhenet? S’ka mundësi njeriu të vdesi duke shkuar në Xhenet. Po ju tha robit shko për në Xhenet është e pamundur të vdesi, domethënë Xheneti për këtë njeri është i sigurtë.

Suret tjera që lexohen pas namazit janë: surja Ihlas, Felek dhe Nas, pas drekës, pas ikindie dhe pas jacie, ndërsa pas sabahut dhe pas akshamit lexohen nga tre herë, pra tre herë surja Ihlas, tre herë surja Felek dhe tre herë surja Nas, pas akshamit dhe pas sabahut, ndërsa pas namazeve tjera lexohen vetëm nga një herë.

Dr. Imam Ahmed Kalaja

Kliko këtu për të shikuar videon