Nëse jemi në punë dhe nuk na jepet shumë kohë për namaz, a mund të bëjmë vetëm farzet në namaz etj?

Pyetje: Nëse jemi në punë dhe orari i pushimit është i shkurtër dhe kohët për të marrë abdes dhe për të falur namaz mund të jenë të limituara, a lejohet që vetëm ta marrim abdesin vetëm farzet e abdesit dhe t’i falim vetëm farzet e ndonjë namazi farz?

Përgjigje: Po. Pra, nëse nuk del koha vetëm se për të marrë farzet e abdesit dhe të falësh farzet e namazit dhe vetëm farzin si namaz, lejohet. Merr abdes nga një herë të gjitha, fal vetëm farzin dhe vetëm farzet e namazit, pra mund të mos i bësh edhe synetet e namazit, nëse koha është e tillë e limituar. E rëndësishme është që mos të neglizhosh kohën e namazit, synetet dhe gjërat e tjera që nuk i bën dot mund t’i bësh edhe më vonë. Mund t’i falësh synetet e drekës pas ikindisë, mund t’i falësh pas akshamit, mund t’i falësh pas jacie nuk ka problem. E rëndësishme është me farzin toleranca zero, për të tjerat ka hapësirë.

Dr. Imam Ahmed Kalaja

Kliko këtu për të shikuar videon