Ringjallja e frikshme në botën tjetër e femrave që vajtojnë të vdekurit!

…Femrat që do të ringjallen me rroba, por të cilat do të jenë me katran. Cilat janë këto femra? Janë ato të cilat në këtë botë kanë qarë të vdekurit e tyre me vajtesë. Sepse ka vaj të natyrshëm për të vdekurin, ka lotë të natyrshëm për të vdekurit, ka edhe të qarë normale për të vdekurit, ka pikëllim, ka dhimbje të madhe, s’ka asnjë problem deri këtu. Në momentin që kalon në historinë e vajit, korit dhe siç e bëjnë në disa vende dhe këtu futen edhe disa meshkuj, sepse ka disa zona që e kanë traditë që këtë punë e bëjnë meshkujt, e njëjta gjë, ringjallen me rrobë nga katrani i Xhehenemit. Allahu na ruajttë!

A merr gjynah i vdekuri për këtë? Nëse i vdekuri e ka lënë amanet siç bëjnë disa xhahila, gjynahet i shkojnë dhe atij ose asaj që e bën dhe të vdekurit. Nëse i vdekuri nuk e ka lënë me amanet, por këta e bëjnë atëherë këtu ka dallim. Nëse i vdekuri e ka ditur dhe nuk i ka ndaluar merr edhe i vdekuri gjynah edhe këta që bëjnë organizimin e ‘festës’. Nëse i vdekuri e ka ditur dhe e ka ndaluar atëherë në këtë rast i vdekuri nuk merr gjynah dhe mëkat dhe mëkati i gjithi i shkon atyre njerëzve që organizojnë këtë lloj riti apo këtë lloj festimi. Nëse ti e sqaron sa je gjallë dhe ata nuk ta çojnë amanetin në vend ti je në rregull me Zotin e Gjithësisë, ata e marrin përgjegjësinë.

Dr. Imam Ahmed Kalaja

Kliko këtu për të shikuar videon