Çfarë ndodh me shpirtin e njeriut kur ai është në koma?

Pyetje: Çfarë ndodh me shpirtin kur njeriu është akoma në koma për shkak të një traume apo arsyeje tjetër?

Përgjigje: Shpirti i tij është në një gjendje të atillë që është i shkëputur nga trupi, por jo plotësisht. Kur njeriu kalon në gjendje të fikti, kur njeriu kalon në gjendje gjumi, kur njeriu kalon në gjendje koma, ndodh një lloj shkëputje, por jo e plotë e shpirtit nga trupi. Për këtë arsye kanë thënë që shkëputja e shpirtit nga trupi është dy llojesh: shkëputje e plotë atëherë kur ndodh vdekja e njeriut dhe shkëputje e pjesshme atëherë kur njeriu është në gjumë, ose kalon në gjendje koma, ose kalon në gjendje të fikti, ka një lloj shkëputje ,por është e pjesshme, menjëherë pastaj kthehet shpirti në trup. Ndërsa kur vdes kemi shkëputjen e plotë ku kemi ndarje mes shpirtit dhe trupit.

Dr. Imam Ahmed Kalaja

Kliko këtu për të shikuar videon