Më kanë thënë se kur vizitojmë varrezat dhe i thërrasim të afërmit tanë 9 herë ata përgjigjen, a është e vërtetë?

Pyetje: Dje kur po shkoja në varreza tek vajza që më ka ndërruar jetë, Zoti e mëshiroftë, një grua më tha që nëse e thërret nëntë herë me emër do të përgjigjet, por unë iu frikësova kësaj gjëje duke menduar se mos bëj keq dhe kur shkova tek varri i vajzës për vizitë nuk e thirra, a është e vërtetë se mund të përgjigjet një i vdekur nëse e thërrasim nëntë herë?

Përgjigje: Jo, larg njerëzve të çmendur, njerëzit e çmendur ju çmendin siç janë vetë. Janë përralla, s’ka asnjë lloj logjike në këtë mes. E rëndësishme, kjo gjë nuk është e vërtetë, nuk ka argument për këtë, por është llafologji e trasmetuar brez pas brezi me zinxhir transmetimi të shkatërruar.

Dr. Imam Ahmed Kalaja

Kliko këtu për të shikuar videon