A i lejohet një personi invalid me karrocë të bëjë imamin me familjen e tij?

Pyetje: Jam një person invalid në karrocë dhe elhamdulilah fal namaz, a më lejohet të bëj imamin në namaz me familjen time?

Përgjigje: Lejohet, vetëm nëse në shtëpi ka një fëmijë që është i madh në moshë dhe është një rregull që ai duhet të dali imam, e nëse s’ka lejohet nuk ka asnjë lloj problemi. Pra, nëse ke një djalë që është i madh dhe i di rregullat e di gjithçka ai duhet të futet imam, e nëse nuk ke dhe je për shembull me gruan, me gocat, ose je me fëmijë më të vegjël lejohet që ti të bëhesh imam nuk ka asnjë lloj problemi.

Dr. Imam Ahmed Kalaja

Kliko këtu për të shikuar videon