A pranohet duaja apo Ajeti Kursij kur thuhet në gjuhën shqipe?

Pyetje: A pranohet duaja apo ajeti Kursij kur thuhet në gjuhën shqipe?

Përgjigje: Po çfarë lidhje ka duaja me ajetin Kursij? Duaja shqip është çështje krejt më vete, normale, absolutisht nuk ka në të asnjë lloj pengese dhe mund të pranohet më shumë se sa në arabisht, se arabisht nuk e di ndoshta se çfarë je duke thënë. Ndërsa ajeti Kursij s’pranohet vetëm se në origjinal; nuk pranohet frëngjisht, nuk pranohet greqisht, nuk pranohet italisht, nuk pranohet shqip; ajeti Kursij duhet kënduar ajet Kursij (arabisht). Pra nuk duhet të përzihen gjërat me njëra-tjetrën. Janë dy gjëra në vete. Pra, pyetja duhet bërë: “A mund të lutemi shqip?” Pyetja e dytë: “A mund ta themi ajetin Kursij në gjuhën shqipe?”

Dr. Imam Ahmed Kalaja

Kliko këtu për të shikuar videon