Kur duhet ta mbyllim syfyrin?

Pyetje: Kur duhet ta mbyllim syfyrin?

Përgjigje: Syfyri mbyllet ashtu siç thotë Zoti në Kur’an: “Hani dhe pini derisa të dallohet drita e agimit nga errësira e natës.” Pra, në momentin më të parë që fillon të shfaqet drita e agimit, ajo bluja që ndan horizontin, aty obligohet që njerëzit të ndalohen nga e ngrëna dhe e pira. Që mos të ketë debate dhe mos të ketë përçarje në këtë çështje njerëzit duhet t’i përmbahen kalendarit dhe imsakut, në momentin që hyn orari aty e ndërpresim ngrënien dhe pirjen. Ashtu siç porositet që për namaz të presin një gjysëm ore, apo të presin minimalja 20 minuta për të qenë më të qetë përsa i përket farzit, por edhe nëse e falin duke u mbështetur në kalendar nuk lejohet që të thuash se njerëzit dalin pa namaz, kjo është shumë e rëndësishme, nuk lejohet që të thuash se njerëzit dalin pa namaz, se çfarë bëjmë ne për të qenë më të qetë e më të sigurtë kjo pastaj është gjë tjetër.

Dr. Imam Ahmed Kalaja

Kliko këtu për të shikuar videon