Pyetje: A lejohet t’i bëjmë duatë (lutjet) pa abdes?
Përgjigje: Lejohet që muslimani t’i bëjë duatë pa abdes, pa gusëll, pa tejemum, xhunub, jo xhunub, femra mund të jetë me të përmuajshmet mund të jetë lehonë; s’ka lidhje. Duaja nuk ka asnjë lloj kushti dhe kriteri që të jetë dua. Nuk ka asnjë lloj problemi nëse njeriu lutet pa abdes apo pa gusëll. Sepse Zoti ka thënë në Kur’an: “Lutmuni se do t’ju përgjigjem” dhe nuk vuri Zoti për duanë asnjë lloj kushti që duhet të plotësojë besimtari, siç vuri kush për namazin, siç vuri kusht për xhumanë etj., kurse për duanë nuk ka vënë asnjë lloj kushti.
Dr. Imam Ahmed Kalaja