Jam bërë nënë dhe nuk kam qumësht, dhe më kanë thënë se gratë që nuk kanë qumësht janë të mallkuara!

Pyetje: Zoti më gëzoi me një fëmijë, mirëpo unë nuk kam qumësht. Më kanë thënë që nënat të cilat nuk kanë qumësht janë të mallkuara nga Zoti, a është e vërtetë? Jo vetëm kaq, por më kanë thënë që në këto raste tek nënat që s’kanë gji do të pijnë gjarpërinjtë nga gjijtë e tyre.

Përgjigje: Jo, nuk është e vërtetë, ky është mashtrim dhe manipulim. Larg njerëzve që flasin pa dituri dhe që mashtrojnë e gënjejnë. Absolutisht nuk ka lidhje fare kjo me mallkimin e Zotit. Le të themi që është një proces normal tek disa nëna që ndodh kështu, është caktim i Zotit dhe është diçka që ndodh dhe nuk ka të bëjë aspak me mallkimin e Zotit. Po mallkuar qofshin ata njerëz që shpifin në emër të Zotit dhe mashtrojnë.
Pyetja thotë gjithashtu: “Jo vetëm kaq, por më kanë thënë që në këto raste tek nënat që s’kanë gji do të pijnë gjarpërinjtë nga gjijtë e tyre.” Ky është mashtrim dhe gënjeshtër. Larg mashtruesve dhe larg budallejve. Dr. Imam Ahmed Kalaja
Kliko këtu për të shikuar videon.