Kam 4 mace në shtëpi dhe i ushqej me paratë që më jep familja, a kam shpërblime në këtë rast?

Pyetje: Unë mbaj katër mace në shtëpi dhe i ushqej me lekët që më japin njerëzit e shtëpisë, a kam shpërblim për këtë?

Përgjigje: Do të ishte mirë që të ushqeje një të varfër, do të ishte mirë që macet të ushqehen me ushqimet e familjes dhe nuk ka nevojë që të ketë gjëra speciale siç ka funksionuar dhe më përpara edhe nuk ka nevojë të bëhen harxhime të tilla. Më e mira do të ishte që shpenzimi të jetë për një jetim, për një të varfër, për një njeri në hall, në nevojë e kështu me rradhë. E rëndësishme, nëse njeriu ka kafshë siç është macja, apo pëllumbat, apo zogjtë, apo peshqit dhe i ushqen, normalisht që ka shpërblim, por një njeri i mençur di se si t’i rëndisë prioritetet në jetën e tij.
Dr. Imam Ahmed Kalaja