Gjykimi i Islamit për ushqimet që përmbajnë alkol etilik – Dr. Imam Ahmed Kalaja

Pyetje: Gjykimi i islamit për ushqimet që kanë alkool etilik, siç është rasti i moltove 7Days?

Përgjigje: Alkooli në ushqime është dy llojesh: alkool që është trasformuar krejtësisht për shkak të gatimit, për shkak të reaksionit që mund të ketë edhe me gjërat e tjera, për shkak të brumit që mund të jetë bërë etj., pavarsisht se është futur ai faktikisht e ka humbur efektin e dehjes; në këtë rast lejohet, është hallall dhe nuk ka asnjë lloj problemi.

E nëse alkooli gjendet si lëndë, pavarsisht se mund të ketë humbur ndonjë prej vetive të tij siç është aroma, apo ngjyra, apo shija, por është si lëndë, nuk bën të përdoret (nuk bën të konsumohet). Ndërsa nëse alkooli është alkool, pra është aty dhe ka dehjen apo diçka tjetër atëherë është haram dhe nuk ka dyshim.

Pra, është haram nuk ka dyshim kur është alkooli alkool, është haram nëse është alkooli por ka humbur vetitë apo disa cilësi. Dhe është hallall nëse alkooli është transformuar krejtësisht. Në rastin e moltove 7Days, nuk ka asnjë lloj problemi, ose janë disa lloj kekësh të vegjël që kanë në përbërje të tyre diçka të tillë nuk përbën asnjë lloj problemi. Por nëse është që ka brenda lëng, janë disa bombone që kanë alkool, ato janë haram, sepse është lëngu dhe lënda prezente.

Dr. Imam Ahmed Kalaja

Kliko këtu për të shikuar videon