A lejohet në Islam të bëjmë solar për të nxirë trupin? – Dr. Imam Ahmed Kalaja

Pyetje: A na lejohet të bëjmë solar, të marrim rreze në mënyrë artificiale?

Përgjigje: Lejohet, por në bazë të normave dhe mos shkeljes së rregullave fetare, që do të thotë duhet të jetë brenda asaj që është e lejuar fetarisht përsa i përket zbulimit, përsa i përket prezencës së gjinisë tjetër; pra duhet të plotësojë kriteret.

Nëse është me kriteret e hallallit është hallall, nuk ka asnjë problem pse është artificial. Në qoftë se do të bëhet kjo punë, por ka shkelje fetare, që do të thotë se është një gjini tjetër që kontrollon, ose që do të thotë se do të zbulohet aureti e do të shihet nga dikush që është haram ta shohë auretin e njeriut, themi që në këtë rast është haram për shkak të rrethanave, por jo si veprim.

Si veprim është hallall solari apo marrja e rrezeve në mënyrë artificiale, por rrrethanat janë ato që e bëjnë hallall apo haram. Si puna e plazhit, për plazhin nuk thuhet për të as hallall as haram, nëse është brenda rregullave islame është hallall, nëse bie ndesh me rregullat islame bëhet haram. E kështu me rradhë, si shumë gjëra të cilat varen nga rrethanat dhe mjedisi.

Dr. Imam Ahmed Kalaja

Kliko këtu për të shikuar videon