Cili është roli i fëmijës nëse babai ushtron dhunë ndaj nënës?

Përgjigja: La ilahe il Allah, Zot na ruaj, ka akoma gjallesa të tilla mbi sipërfaqen e tokës. Fëmija në këtë rast duhet t’i dali në mbrojtje nënës absolutisht, nuk duhet ta lejojë babain të godasë nënën absolutisht. Nuk duhet ta lejojë, qoftë ky babai më i bukur i dheut, qoftë më i pashmi i dheut, qoftë më i zgjuari i dheut, qoftë më i dituri i dheut, qoftë më i devotshmi i dheut fëmija nuk duhet ta lejojë absolutisht, duhet ta ndalojë, e para. E nëse nuk ndalohet kjo gjallesa që e ka sprovuar Zoti këtë fëmijë me të e të shohë akte çnjerëzore, atëherë këshilla ime për hir të Zotit është denoncimi në polici, absolutisht. Kemi një ligj ne diskriminues ndaj mashkullit, ndaj burrit, saqë nuk pyetet burri për argumenta dhe për fakte, sikur kot të shkojë gruaja dhe të dëshmojë, tre vjet i ke në xhep. Nuk ka ligj më diskriminues sesa ky ligj, por do të shkojmë sipas standarteve, duhet të arrijmë patjetër standartet. Kështu që në këtë rast duhet denoncuar ky tipi në polici, duhet denoncuar në prokurori dhe duhet të provojë edhe ky jetën burrërore, se thonë gjasme që burgu të bën burrë, të shkojë dhe ky e të bëhet ca kohë burrë atje e pastaj të kthehet me mend ne kokë si njeri si të gjithë njerëzit, jo thjesht gjallesë por njeri. Ky nuk është njeri për mendimin tim, Zoti e udhëzoftë!

Dr. Imam Ahmed Kalaja

Kliko këtu për të shikuar videon.