A lejohet që të pranojmë dhurata nga njerëz të cilët punojnë në harame?

Përgjigja: Njerëzit që punojnë në harame janë njerëz të cilët pasurinë e tyre e kanë të përzierë ose të papërzierë, janë njërëz të cilët e kanë të qartë konceptin e haramit dhe nuk e kanë të qartë konceptin e haramit, dhe në të gjitha këto raste bëhet dallim. Pra nëse është një person i cili nga a-ja deri tek zh-ja e pasurisë së tij është haram dhe ai neve na bën dhuratë, themi nuk lejohet ta pranojmë këtë lloj dhurate. Një njeri i cili e ka pasurinë nga a-ja deri tek zh-ja haram mirëpo është penduar. Ka një rregull që thotë: “Kush pendohet, pendohet dhe pasuria e tij me të.” Përveç një rasti nuk pendohet pasuria me personin: nëse është mall i dikujt; këtu ti futesh në islam, pendohesh, malli i huaj duhet kthyer tek i zoti. Ama nëse është pasuri që është vënë në forma të tjera dhe nuk është mall i dikujt dhe njeriu pendohet mes tij dhe Zotit dhe bëhet musliman, pendohet personi dhe pasuria e tij pas pendimit konsiderohet e pastër edhe hallall. Atëherë nëse personi është penduar s’ka asnjë lloj problemi, nëse personi e ka të përzier s’ka asnjë lloj problemi ta pranosh dhuratën. Siç ka pranu Profeti (salallahu alejhi ue selam) prej hebrejve, hebrenjtë e Medinës përdornin verën, hebrenjtë e Medinës punonin me kamatë, Pejgamberi (salallahu alejhi ue selam) nëse i vinte ndonjë dhuratë prej hebrenjve e pranonte dhe nuk e pyeste atë që a e ke këtë gjë që ma ke sjellë nga paratë e kamatës apo paratë e verës, e merrte dhuratën që i vinte nga hebrenjtë. Shumë raste e ftonin hebrenjtë në shtëpiat e tyre dhe i përgjigjej ftesës Pejgamberi (salallahu alejhi ue selam) dhe nuk i thonte që këtë drekën ma ke shtruar me paratë e kamatës që merr prej filanit apo ma ke shtruar me paratë hallall që bën tregti, s’pyeste, ftohej për drekë dhe hante drekë. Dhe ky është mendimi i shumicës së dijetarëve edhe është transmetuar nga disa prej sahabëve. Rasti i tretë: atëherë kur njeriu e ka në haram dhe nuk është i penduar, atëherë në këtë rast nuk lejohet që të pranohet dhuratë. Këtu pastaj mund të dali dhe një degëzim: qw njeriu merret me haram, por nuk e ka konceptin sesi funksionon harami e tjerë e tjerë, për shkak se mund të jetë në një fe tjetër dhe një besim tjetër, ose mund të jetë panjohuria e njerëzve në rregullat e fesë në atë vend ku jeton personi shumë pllakuese. Atëherë unë mendoj se edhe në këtë rast mund të bëhet një farë përjashtimi, sidomos kur bëhet fjalë për një person që është shumë larg këtyre koncepteve dhe refuzimi i dhuratës mund të çonte edhe në keqkuptime apo paragjykime për fenë dhe për besimin. Normalisht që çdo lloj situate është mirë që të trajtohet më vete dhe Allahu e din më së miri!

Dr. Imam Ahmed Kalaja

Kliko këtu për të shikuar videon.