Çfarë lutje duhet të thonë beqarët që të martohen? – Dr. Imam Ahmed Kalaja

Pyetje: A ka ndonjë lutje specifike për martesë?

Përgjigje: Nuk është se ka ndonjë lutje specifike, por njeriu i lutet Zotit me ballin në sexhde, i lutet natën, shton istigfarin, shton salavatet mbi Pejgamberin (salallahu alejhi ue selam). Mund të përdori lutjen e Musait (alejhi salatu ue selam) i cili kur shkoi nën hijen e pemës tha: “O Allah, o Zot jam nevojtar për çdo gjë që të më japësh Ti.” Ose mund të përdori lutjen e Zekeriasë (alejhi selam): “O Zot mos më lër fillikat, Ti je Ai që jep trashëgues dhe je Trashëgimtari më i Mirë!”, pra Ai që të fal trashëgiminë dhe pasardhës. Nuk është se ka një dua specifike, por lutjet në sexhde, sadekaja, istigfari, salavatet mbi Profetin (alejhi salatu ue selam), namazi i natës, agjërimi nafile; të gjitha këto inshaAllah ndikojnë për mirë.

Dr. Imam Ahmed Kalaja

Kliko këtu për të shikuar videon.