Çfarë duhet të veprojë ai që sheh ëndrra të këqija?

Pyetje: Çfarë duhet të veprojmë nëse shohim ëndrra të këqija?

Përgjigje: Nëse shohim ëndrra të këqija e para gjë nuk duhet të trembemi dhe nuk duhet të frikësohemi. Ne nuk duhet të ndikohemi nga ëndrrat e këqija, ëndrrat e këqija janë prej shejtanit. Thoshte njëri që: “Jo po sikur më kishte vdekur babai. Çfarë do të bëhet?” Tjetri thoshte: “Kam parë në ëndërr sikur më vdiq fëmija. Çfarë do të bëhet?” Tjetri thotë: “Pashë në ëndërr sikur vdiq nëna.” dhe ishte bërë shumë merak se kishte parë në ëndërr që do i vdiste nëna. Domethënë të lidhet kaq keq njeriu me ëndrrat, të ndikohet kaq rëndë nga ëndrrat, ndërkohë që s’ka lidhje fare. Kështu që, kush sheh një ëndërr të keqe që e tremb, duhet të bëjë tre gjëra: e para duhet të thotë: “Eudhu bil-lahi minesh-shejtanirr-rraxhim.” (domethënë që është prej shejtanit), e dyta duhet të pështyjë nga e majta e tij tre herë, dhe e treta duhet të ndërrojë krah (pra nëse ka parë ëndërr dhe ka qenë nga krahu i djathë kthehet nga krahu i majtë, nëse ka qenë nga krahu i majtë kthehet nga krahu i djathtë, pra ndërron krahun) edhe kaq, asgjë tjetër.  Dhe nuk ka pse ta mbajë mendjen tek ëndrrat, të pyesi njerëz etj.

Sa për dijeni, zakonisht kur shihet vdekja e një njeriu në ëndërr nënkupton lidhjen e madhe që ka personi me personin që sheh se ka vdekur apo se ka ndërruar jetë. Për këtë arsye zakonisht kush sheh ëndërr se ka vdekur dikush? Fëmijët për prindërit e tyre, me kë është i lidhur më shumë atë e sheh sikur i vdiq, ngaqë është i lidhur me të, ose prindërit për fëmijët e tyre, kështu ndodh zakonisht. Kanë thënë gjithashtu që prej komentimit të ëndrrave të personit të vdekur, komentohet ndryshim i situatës së personit, pra nëse është në një situatë shumë të mirë mund të sprovohet, nëse është në një situatë sëmundje, ose varfërie, ose problematike do të ndërrohet për mirë. Kështu që nuk ka asgjë për t’u bërë merak.

Dr. Imam Ahmed Kalaja

Kliko këtu për të shikuar videon.