Çfarë kuptimi kanë ëndrrat me të vdekur?

Përgjigja: Asgjë nuk do të thonë ëndrrat me të vdekur. Nuk e di pse disa njerëz janë të prirur që ta mbajnë mendjen tek kjo punë. Ëmdrrat me të vdekur s’janë asgjë, mos e mbaj mendjen aty. Sidomos nëse personit i përsëritet. Se ok, u pa një ëndërr me të vdekur mund të shihet, mund të ketë aty ndonjë mesazh nga Zoti, për të rregulluar diçka, për të përmirësur diçka, për të kapur situatën në një moment të caktuar, te jep Zoti mesazh. Ama në qoftë se personi nji-dy shikon ëndrra me të vdekur, nji-dy shikon ëndrra me të vdekur, ky ose ka ndonjë problem psikologjik, ose ka ndonjë problem neurologjik, ose ka ndonjë problem msyshi ose magjie, ose diçka e tillë, ose thjesht luan shejtani me të dhe do ta trembi shejtani. Prandaj këshilla ime për hir të Zotit është: mos u kapni fort me punën e ëndrrave.

Po filloi njeriu ta orientojë jetën e tij me ëndrrat që sheh, domethënë këto janë shenjat e para të humbjes së përgjegjshmërisë që duhet të ketë njeriu mbi jetën e tij. Në momentin që fillon dhe pret  ëndrra  që të orientojë jetën e tij, apo që ëndrrat të orientojnë për jetën e tij, domethënë ky njeri po del dalëngadalë, edhe pak po lan duart nga fakti i përgjegjshmësrisë mbi atë që Zoti e ka ngarkuar njeriun, të jetë përgjegjës, të japë llogari për veprimet që bën, për sjelljet që bën e kështu e me rradhë.

Dr. Imam Ahmed Kalaja

Kliko këtu për ta shikuar videon.