Cilat janë pesë gjërat që i shkojnë të vdekurit edhe pas vdekjes së tij?

Umreja, haxhi dhe çdo lloj lëmoshe e rrjedhshme, duaja dhe lutja, janë pesë gjërat që i shkojnë të vdekurit edhe pas vdekjes së tij. Duaja dhe lutja i shkon se ti lutesh për të, i kërkon falje Allahut për të vdekurin, atij i shkon. Nëse ti jep sadeka apo lëmoshë rrjedhëse për të, për shembull bën një urë për shpirt të babait, mbjell një pemë për shpirt të babait, bën një pus për shpirt të babait, i shkon. Nëse bën umre për babain ose për nënën i shkon, nëse bën haxhin i shkon. Edhe sadekaja e thjeshtë i shkon, nxorre një ditë dy mijë lekë të vjetra, me veten tënde nuk ka nevojë ta deklarosh, sevapet i shkojnë babit ose nënës. Po për gjërat e tjera?

Për gjërat e tjera ka interpretime. Dikush thotë s’bën asnjë gjë, as këto të pesta jo. Dikush thotë çdo gjë bën ,këto kanë argumenta, këto nuk kanë argumente të  tyre, nuk dua të futem  në debatin që kanë shkollat juridike për këtë temë. E rëndësishme është që për këto të pesta ka argument, përderisa ka argument mund t’i bësh. Dhe Allahu e di më smiri.

Dr. Imam Ahmed Kalaja

Kliko këtu për ta shikuar videon.