A lejohen tatuazhet në islam?

Në islam nuk lejohet bërja e tatuazhit. Sepse ka një hadith ku Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) e ka ndaluar qartë dhe ka thënë: “Meriton mallkimin e Zotit ai njeri që e bën, ai njeri që e ka për zanat.” Pra edhe ai që pranon që ta bëjë, por edhe ai që e ka për zanat një gjë të tillë. Do të thotë që fitimi që vjen nga kjo lloj tregtie është haram, që do të thotë: shpenzimi për diçka të tillë është haram. A ka ndonjë urtësi pse islami e ka ndaluar tatoo-në? Ka urtësi. Cila është urtësia? Njeriu duhet të jetë i kënaqur me atë që e ka krijuar Zoti dhe me bukurinë që i ka dhënë i Madhi Zot, kështu që nuk ka nevojë për zbukurime të tilla. E dyta, sepse zakonisht shpimet që bëhen për tatoo-në kanë brenda dhe një lloj helmi i cili dëmton shëndetin e njeriut. Por edhe sikur mos të ishte as e para, as e dyta, është një çështje për të cilën ka hadith, pra fjalë nga Profeti (salallahu alejhi ue selem) dhe për këtë arsye nuk bën. Allahu i ka mallkuar ata që e bëjnë dhe ata që e kanë për zanat.

Po mirë, në qoftë se njeriu ka bërë tatoo para se t’i kuptonte këto gjëra? Fetarisht nuk përbën asnjë lloj problemi, sepse Allahu nuk e ngarkon njeriun përtej mundësive të veta. Përveçse nëse është diçka e turpshme, është mirë që të mundohet që nëpërmjet ndërhyrjeve siç është rasti i rrezeve lazer ta prishi të paktën, në qoftë se është diçka e turpshme. Apo në qoftë se është dicka që ka të bëjë më simbolistika të feve dhe besimeve të tjera, nuk duhet që musimani të ketë, në qoftë se i ka mundësitë ekonomike, në qoftë se nuk i ka mundësitë ekonomike nuk përbën problem. Nëse janë figura me frymorë dhe janë brenda trupit s’përbën problem, nëse janë në pjesët e dukshme të trupit, siç është ,për shembull, e ka tek dora: kalin, apo peshkun apo diçka tjetër, atëherë kur fal namz duhet ta mbulojë me këmishë me duar të gjata apo me diçka tjetër, që mos të duket kur të jetë koha e faljes. Ndërsa nëse nuk është me frymorë, atëherë nuk përbën problem edhe po nuk e mbuloi, nuk përbën ndonjë problem. Pyetje tjetër që mua më ka ardhur këto kohët e fundit në lidhje me tatoo-në është: nëse është e përkohshme. Ka tatoo që bëhen dhe janë një mujore, ose dy mujore, a lejohen apo nuk lejohen? Themi: nuk lejohen. Po pse, ajo ka për t’u hequr, ka për të ikur, ka për t’u larguar? Themi: po, por kush na e garanton neve jetën që nuk na vjen vdekja brenda këtij muaji, apo brenda këtyre dy muajve. Kështu që kjo është lojë e rrezikshme, përderisa është një cështje për të cilën ka mallkim të Zotit atëherë duhet të jemi larg saj.

Dr. Imam Ahmed Kalaja

Kliko këtu për ta shikuar videon.