A konsideohet larja e pjesës së pasme të qafës pjesë e abdesit?

Pyetja: A konsideohet larja e pjesës së pasme të qafës pjesë e abdesit?

Përgjigja: Jo, nuk konsiderohet pjesë e abdesit dhe konsiderohet prej sajesave. Pra kur ne marrim abdes fërkojmë veshët dhe fërkojmë kokën vajtje-ardhje dhe me kaq mjaftohemi dhe nuk ka më shumë sesa kaq. E nëse dikush e vepron duke u mbështetur në ndonjë medh’heb nuk qortohet.

Dr. Imam Ahmed Kalaja

Kliko këtu për të shikuar videon.