A mund t’i përgjigjet një jobesimtar pyetjeve të varrit nëse i ka ditur përgjigjet?

Pyetje:  Nëse njeriu i di përgjigjet e pyetjeve të varrit, por faktikisht nuk ka qenë prej muslimanëve, a mund t’u përgjigjet pyetjeve të varrit?

Përgjigje: Jo. Nuk mjafton informacioni (dituria) që njeriu t’i përgjigjet pyetjeve të varrit, por duhet besimi. Mund të ekzistojë një njeri që nuk e di fare se do të bëhen tre pyetjet në varr, nuk i ka ardhur informacioni, namazin e ka falur, agjërimin e ka bërë të rregullt, ka besuar në Zot, ka besuar Pejgamberin, alejhi selam, ka besuar Kuranin, por nuk e ka ditur që në varr do të bëhen këto tre pyetje, ky do të përgjigjet në varr kur t’i bëhen tre pyetjet. Pejgamberi, alejhi selam, tha për Dexhalin: “Dexhali e ka të shkruajtur në ballë qafir (kafir), por atë do ta lexojnë të gjithë njerëzit besimtarë, qofshin ata që dinë të lexojnë qofshin dhe ata që s’dinë të lexojnë.” Pra, edhe besimtarit që nuk di shkrim dhe lexim do t’ia mundësojë Zoti të lexojë qafir në ballin e Dexhalit. Kështu që, gjërat me besim, nuk funksionojnë thjesht me informacion, por është diçka më shumë sesa thjesht një informacion.

Dr. Imam Ahmed Kalaja

Kliko këtu për të shikuar videon