Cili është statusi i femrës në Islam?

Pyetje: Cili është statusi i femrës në islam?

Përgjigje: Statusi i femrës në islam është si statusi i mashkullit. Nëse vjen një ligj ose gjykim për mashkullin është ligj edhe për femrën, derisa të vijë një argument tjetër i cili përjashton femrën, po kështu dhe për meshkujt, kanë të njëjtin status para Zotit, xhele xhelaluhu. Mirëpo Zoti, xhele xhelaluhu, ka dashur të bëjë disa dallime në disa obligime ndërmjet mashkullit dhe femrës, porse përsa i përket barazisë përpara Zotit dhe përgjegjësisë përpara Zotit, xhele xhelaluhu, të gjithë janë të barabartë para Zotit, e kush bën mirë do të gjejë mirë e kush bën keq do të gjejë keq. Mirëpo Zoti, xhele xhelaluhu, ka dashur ta dallojë mashkullin, burrin, me disa sprova dhe përgjegjësi ashtu siç e ka liruar femrën nga disa përgjegjësi tjera. Thotë Pejgamberi, salallahu alejhi we selem: “Gjithë ju jeni përgjegjës dhe të gjithë ju do të merreni në llogari para Zotit për çdo gjë që ka qenë në varësinë tuaj. Kështu që burri është përgjegjës në familjen e tij dhe do të merret në llogari përpara Zotit për familjen e tij. Gruaja është përgjegjëse në familjen e saj dhe do të merret në llogari përpara Zotit për atë që ka qenë në varësinë e saj.” 

Dr. Imam Ahmed Kalaja

Kliko këtu për të shikuar videon