A mund të bëjmë ujë të kënduar duke vendosur Kuran me telefon?

Pyetje: A mund të bëjmë ujë të kënduar duke vendosur Kur’an me telefon?

Përgjigje: Uji i kënduar bëhet duke i kënduar ujit, jo duke i vendosur celularin mbi të ose brenda. Nëse e di vetëm El-Fatihanë, nëse ia këndon ujit El-Fatihanë një mijë herë është njësoj si ai hoxha që i lexon një gjysëm ore Kur’an. El-Fatihaja është shërimi, Feleku dhe Nasi janë ilaçi. Kështu që, nuk ka nevojë t’i vendosësh as celularin as kompjuterin brenda ujit apo sipër.

Dr. Imam Ahmed Kalaja

Kliko këtu për të shikuar videon