Pyetja: Ka tre ditë që një person i familjes sonë ka ndërruar jetë dhe ne shkojmë tek varri i tij për t’i hedhur ujë, por na thanë që nuk lejohet?
Përgjigje: Varet kush ju ka thënë, nëse ai që ju ka thënë ka qenë hoxhë hajër inshaAllah bëni çfarë ju ka thënë hoxha. Në qoftë se ai që ju ka thënë ka qenë njeri i zakonshëm, por thjesht ka marrë vesh se nuk lejohet kjo është çështje tjetër. E rëndësishme, nuk ka argument në fenë tonë që duhet ujitur varri tre ditë ashtu siç bëjnë disa njerëz, nuk ka argument. Në qoftë se bëhet që të ulet dheu, që të stabilizohet dheu e tjerë e tjerë, është çështje tjetër, pra në qoftë se bëhet për efekt të stabilizimit të varrit dhe jo për fe e për adhurim dhe jo pse është mirë e i bën mirë të vdekurit, e se ka nevojë për ujë atje e tjerë e tjerë; gjitha këto janë përralla për të cilat nuk ka argument në fenë e Allahut. Por në qoftë se ai e bën për stabilizim të dheut që të ulet dheu, pastaj i hedhin dhe tjetër etj., kjo është gjë tjetër pastaj, por nuk ka argument në fenë e Zotit që duhet të ujitet varri tre ditë rresht.
Dr. Imam Ahmed Kalaja