Këto janë shkaqet se pse nuk pranohen lutjet!

Përmendi Profeti (salallahu alejhi ue selam) rastin e një burri i cili udhëtoi gjatë (nuk e ka thënë kot që udhëtoi gjatë). “Udhëtoi gjatë, me rroba të pluhurosura, me flokë të shkapërderdhur, i ngren duart nga qielli dhe thotë: ‘O Zot, o Zot!’, është ushqyer me haram, ka pirë haram, është veshur në haram, e ku t’i përgjigjet Allahu lutjes së tij?” Në udhëtim lutja pranohet, i varfër, i lodhur, i këputur, i robëruar, i përgjëruar, me rroba të pluhurosura, me flokë të shkapërderdhur; pra, të gjitha arsyet që Zoti t’i përgjigjet, jo vetëm kaq, por i ngrejti dhe duart nga Zoti, një arsye tjetër që Zoti t’i përgjigjet, mirëpo Zoti nuk iu përgjigj, as nuk e pa lutjen e tij me sy, as nuk i vuri re fare duasë së atij. Po pse? Se ishte ushqyer me haram, ishte veshur me haram. Pse duhet ta marri Zoti në konsideratë duanë e tij?
Dr. Imam Ahmed Kalaja

Kliko këtu për të shikuar videon.