A lejohet të marim abdes përpara se të dalim nga shtëpia? – Dr. Imam Ahmed Kalaja

Pyetje: A lejohet të marrim abdes përpara se të dalim nga shtëpia?

Përgjigje: Mund të marrësh abdes përpara se të dalësh nga shtëpia, nuk përbën asnjë lloj problemi, përkundrazi, është mirë që muslimani të jetë gjithmonë me abdes, sepse abdesi është një lloj mburoje dhe një lloj arme mbrojtëse për besimtarin, siç është transmetuar kjo nga Pejgamberi (salallahu alejhi ue selam). Kështu që abdesi është i mirë dhe pse njeriu është me abdes nuk bën asgjë që bie në kundërshtim, këtë abdes ai mund ta ketë kur del nga shtëpia, gjithmonë domethënë nuk është se ka problem.

Por nëse njeriu është me abdes nuk ka nevojë të marri abdes meqë po del nga shtëpia, sepse abdesi nuk është adhurim në vetvete i synuar, por wshtw adhurim mjet. Kjo do të thotë që: ne marrim abdes për shkak të një adhurimi tjetër, nuk marrim abdes për vetë abdesin. Për shembull, nëse unë kam abdes dhe me këtë abdes nuk kam bërë asgjë, a më lejohet mua që të marr abdes tjetër pa arsye? Të marrësh abdes pa arsye nuk duhet, sepse adhurimi i abdesit nuk është qëllim në vetvete, adhurimi i abdesit është një lloj pastrimi për një qëllim tjetër: për lexim Kurani po, për të bërë tauaf po, pwr tw fal namaz po, për të bërë dua (dua të jem me abdes që kur të bëj dua të jem më i përqëndruar, po, s’ka problem), sepse do të flej gjumë s’ka problem, sepse (siç thotë në pyetje) dua të dal nga shtëpia dhe dua të jem me abdes nuk ka problem. Ne po themi që erdhi njëri në xhami që sapo ka marrë abdes dhe s’ka bërë asnjë vepër, as nuk ka falur namaz dhe asgjë, dhe niset të marrë dhe një abdes tjetër. Nëse e pyet pse do të marrësh përsëri abdes thotë që është sevap të marr dhe një abdes tjetër. Pse është sevap që të marrësh dhe një abdes tjetër?! Pra, nuk ekziston abdesi si koncept në vete.

Dr. Imam Ahmed Kalaja

Kliko këtu për të shikuar videon.