Vendi i parë dhe hera e parë kur janë takuar njerëzit me Allahun në botën e shpirtrave! – Dr. Imam Ahmed Kalaja

Vendi i parë dhe hera e parë kur njerëzit janë takuar me Allahun në botën e shpirtrave është toka e Arafatit. Siç ka thënë Abdullah Ibn Abasi (radijAllahu anhu) se i Dërguari i Allahut (salallahu alejhi ue selam) ka thënë: “Allahu (xhele xhelaluhu) nxorri nga shpina e Ademit të gjithë njerëzimin në tokën e Arafatit dhe aty janë takuar për herë të parë me Zotin e Gjithësisë. Kur Zoti nxorri nga shpina e Ademit njerëzimin mbarë dhe iu shfaq atyre duke u thënë: ‘A nuk jam Unë Zoti juaj?’ Thanë: ‘Posi jo, dëshmojmë se ti je Zoti ynë.’ (Allahu tha:) ‘Që mos të thoni në Ditën e Gjykimit nuk e dinim këtë gjë, apo prindërit ishin shkaku që ne devijuam, ose shoqëria ishte shkaku që ne devijuam.’ ”

Megjithatë mëshira e Zotit është se nuk u ka kërkuar llogari njerëzve në sajë të takimit të parë dhe premtimit të parë dhe besës së parë, Zoti i Madh u ka sjellë njerëzve profetë dhe libra për t’i kujtuar pikërisht për këtë besatim.

Dr. Imam Ahmed Kalaja

Kliko këtu për të shikuar videon.