A duhet që patjetër bashkëshorti sa herë që mer rrogë t’ia dorëzojë babait të tij për ta menaxhuar? – Dr. Imam Ahmed Kalaja

Pyetje: A duhet që patjetër sa herë burri merr rrogën t’ia dorëzojë babait të tij dhe pastaj kur ne kemi nevoja patjetër duhet që të marrim para prej tij dhe kështu shumë herë lindin konflikte mes nesh, duke qenë se të gjitha paratë i menaxhon vjehrri?

Përgjigje: Burri ka përgjegjësi për familjen e tij, që do të thotë nuk ka pse përgjegjësinë për bashkëshorten dhe për fëmijët ta kalojë tek dikush tjetër. Pra, babai mban parinë e shtëpisë siç i thonë, dakord nuk ka asnjë lloj problemi, mirëpo nuk duhet të krijojë kjo lloj situate konflikt mes bashkëshortes dhe vjehrrit dhe situata të pakëndshme. Sepse në këtë rast pastaj, nëse prindërit çojnë në konflikte të tilla, pra kërkojnë detaje sepse ajo do të blejë sapun, sepse ajo do të blejë krehër, sepse ajo do të dali, ose pse kërkon para për të dalë që të pijë kafe apo diçka tjetër, apo për të blerë diçka nga nevojat e veta; dhe krijohen konflikte, atëherë i lejohet bashkëshortes në këtë rast të kërkojë që të jetojë në vete.Prandaj edhe janë disa gjëra që janë shumë të dala mode, shumë jashtë kohe, por edhe në islam nuk është kështu, në islam përgjegjësinë e ka burri, burri duhet t’i përgjigjet bashkëshortes jo vjehrri. Burri përgjigjet dhe jo vjehrri, në momentin që vjehrri ndërhyn në çështje të tilla, atëherë gruaja ka të drejtë në këtë rast që të kërkojë të jetojë në vete.

Dr. Imam Ahmed Kalaja

Kliko këtu për të shikuar videon.