A lejohet të konsumohet mishi i kalit? – Dr. Imam Ahmed Kalaja

Pyetja: Duke qenë se jemi emigrantë në Itali na kanë ofruar një herë mish kali, cili është gjykimi i islamit për të?

Përgjigje: Sipas medh’hebeve. Mendimi më i saktë është që mishi i kalit është hallall, sepse ka ndodhur në kohën e Pejgamberit (alejhi salatu ue selam) që kanë therur dhe kanë ngrënë mish kali dhe kjo tregon se është hallall dhe nuk është haram. Ka prej medh’hebeve që e kanë ndaluar, ata që e kanë ndaluar kanë përmendur arsyetime dhe njëri prej arsyetimeve thotë: “Është kafsha më e rëndësishme në luftë. Si mund të vendoset thika mbi atë që mund të bëhet mbi të lufta?”

Por faktikisht është hadith i saktë që e kanë ngrënë mishin e kalit në kohën e Pejgmaberit (salallahu alejhi ue selam) për këtë arsye ai është hallall dhe nuk mund të bëhet haram.

Dr. Imam Ahmed Kalaja

Kliko këtu për të shikuar videon.