Si mund ta bejmë ujin e kënduar? – Dr. Imam Ahmed Kalaja

Pyetja: Si mund ta bejmë ujin e kënduar me Kuran për shërim?

Përgjigja: Hoxhallarët zakonisht kur flasin për msyshin, kur flasin për magjnë, kur flasin për këto gjërat e dyshimta që gjenden thuhet që duhet ta hedhësh në ujë të kënduar. Tani ujë i kënduar kush quhet, ose si mund ta bëjmë një ujë të kënduar? Ujë të kënduar mund ta bëjmë çdo ujë mbi të cilin lexohet Kuran dhe i fryhet. Pra unë e mora një enë le të themi pesë litërshe dhe mbi këtë ene lexova tre sure nga Kurani: fatihanë, ajetin kursij edhe felekun; ky ujë quhet i kënduar. Mora këtë enë me këtë sasi uji dhe këndova vetëm fatihanë dhe i fryva, ky quhet ujë i kënduar. I këndova vetëm ihlasin, ky ujë quhet i kënduar. I lexova më shumë quhet ujë i kënduar. Sa më shumë Kuran t’i lexohet aq edhe më kurues edhe më i efektshëm është, sepse është fjala e Zotit. Sa më shumë të jetë fjala e Zotit në këtë ujë aq më shumë efekt pozitiv ka për msyshin, apo për këto gjërat e dyshimta: magjirat, apo shkrimet që mund të gjejnë, apo nuskat që mund të jenë nëpër shtëpi apo diku tjetër, që hapen aty dhe prishen. Normalisht përveç ujit të kënduar është mirë që t’i shtohet edhe pak uthull edhe kripë e zezë, pra tretësirë e tillë që ka edhe ujin edhe uthullën edhe kripën e zezë. Uthullën e kanë marrë nga fakti që është përdorur zakonisht në shkatërrimin e magjive dhe ka efekt të jashtëzakonshëm në shkatërrimin e magjive, po kështu edhe kripa e zezë ka efekt të jashtëzakonshëm, kjo është pastaj me provë nuk është se ka ndonjë argument special për këtë.

Dr. Imam Ahmed Kalaja

Kliko këtu për të shikuar videon.