A lejohet që femrat të falin dy namaze me një abdes njësoj si meshkujt?

Pyetje: A lejohet që femrat të falin dy namaze me një abdes njësoj si meshkujt?

Përgjigje: Po i lejohet femrës që t’i fali të gjitha namazet me një abdes, nuk ka asnjë
lloj problemi fetarisht. Ka një parim në islam që thotë: “Çdo ligj apo rregull që është për meshkujt vlen dhe për femrat, përveç se nëse vjen një argument përjashtues. Çdo ligj ose rregull që vjen për femrat vlen edhe për meshkujt, përveç se nëse vjen një rregull përjashtues.” Kështu që çfarë është për meshkujt është edhe për femrat, përveç se nëse thuhet: ‘Jo, për femrat jo.’, atëherë është gjë tjetër.
Dr. Imam Ahmed Kalaja

Kliko këtu për të shikuar videon.