A është obligim thënia Bismilah përpara abdesit, dhe si veprohet kur jemi në tualet?

Pyetje: A është obligim thënia bismilah përpara abdesit dhe si t’ia bëjmë kur të jemi në banjo?

Përgjigje: Mendimi më i saktë për Bismilanë në abdes është se është vaxhib, pra detyrë, obligim. Po nëse nuk e themi? Abdesi është i saktë. Janë nëntëmbëdhjetë hadithe të cilat me njëra-tjetrën ngrihen në graden hasen dhe hadithi thotë: “S’quhet se s’ka abdes për atë që nuk e përmend emrin e Allahut në fillim.” Po në qoftë se njeriu nuk e thotë a është i saktë abdesi? Është i saktë, thjesht ka lënë një detyrë pa bërë.
Si veprohet kur njeriu është në banjo? Kur njeriu është në banjo dhe merr abdes në banjo e thotë me mendje, pra bën bismilah, por me mendje dhe nuk ka nevojë që ta shqiptojë, sepse ai është në banjo dhe Allahu thotë: “Allahu nuk e ngarkon njeriun përtej mundësive të tij.” Dhe prej llojeve të dhikrit në islam është dhikri me zemër, kur njeriu nuk ka mundësi ta përmendi Zotin me gojë në situata dhe në rrethana të caktuara e përmend me mendje. Kështu që në këtë rast nuk mund ta thotë me gojë e thotë me mendje.
Dr. Imam Ahmed Kalaja

Kliko këtu për të shikuar videon.