Cila është mënyra më e mirë e leximit të Kuranit në gjuhën shqipe?

Pyetje: Cila është mënyra më e mirë e leximit të Kuranit në gjuhën shqipe dhe a bën që të lexohet pa zë pasi ashtu përqëndrohem më shumë?

Përgjigje: S’ka asnjë lloj problemi, sepse leximi i Kuranit në gjuhen shqipe është njohuri, jo adhurim, ti thjesht po lexon komentimin e Kuranit në gjuhën shqipe, por nuk është adhurim. Kur është arabisht është çështje tjetër, ndërsa shqip lexoje si ta ndjesh më mirë. Por ajo që do të këshilloja qw kur ta lexosh Kuranin shqip është: ta lexosh me laps në dorë, nëse ka diçka që nuk e kupton mbaje shënim, nëse ka diçka që duhet ta mbash mend mbaje mend, nëse ka diçka që ke problem nuk e ke bërë dot, një urdhëresë apo një ndalese, mundohu që ta zbatosh.
Dr. Imam Ahmed Kalaja

Kliko këtu për të shikuar videon.